Plagosje në Fier, polici qëllon të riun pas konfliktit
Lexohet për: 1 min.
policia
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur nga armët e zjarrit.

Sipas burimeve për Euronews Albania, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të një të riu nga Levani me një patrullë të policisë.

Efektivi i policisë me inicialet SH.J., pas konfliktit me të riun, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur. Po ashtu sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se i plagosuri është djali i një efektivi tjetër.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi që sulmoi me armë zjarri është shoqëruar në Komisariat dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024