Plagoset një person në Vushtrri, intervistohen katër të dyshuar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Plagoset një person në Vushtrri, intervistohen katër të dyshuar
policia1
23/07/2026 - 17:06
Linku u kopjua

Një person është plagosur në Vushtrri këtë të enjte rreth orës 15:00.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se personi i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar për trajtim mjekësor.

Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar  mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor. Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar”, tha Zahiti për KosovaPress.

Ai u shpreh se në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje.

Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të  dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore  po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, tha Zahiti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026