Plagosen dy policë në Gjermani
Lexohet për: 1 min.
dfwqwq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy oficerë policie u plagosën rëndë gjatë një demonstrate sot në Essen, njoftuan autoritetet gjermane.

Sulmi ndodhi ndërsa policia po shoqëronte një politikan nga partia e ekstremit të djathtë të Gjermanisë për ta kaluar atë përmes një grupi protestuesish.

Dy oficerët u dërguan në spital, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan lehtë. Sulmuesit  arritën të shpëtojnë duke u përzier në turmë, por policia po shqyrton videot për t'i identifikuar.

Aktivistët tashmë ishin përpjekur të bllokonin rrugët mëngjesin e sotëm për të penguar delegatët të arrinin në vendin e kongresit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe kishte pasur disa përleshje me policinë. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024