Plagos rëndë kushëririn 71-vjeçar me thikë, policia arreston autorin
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Plagos rëndë kushëririn 71-vjeçar me thikë, policia arreston autorin
752576244_2219782088787248_1875525711859152552_n
25/07/2026 - 12:17
Linku u kopjua

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Lushnjë, pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnjë, ku shtetasi me inicialet I.Y., 60 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, F.Y., 71 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se reagimi i menjëhershëm i shërbimeve policore ka mundësuar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit, si dhe sekuestrimin e thikës së përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026