Pjesa e parë: Zvicra e Xhakës e djersit Spallettin, Italia në disavantazh
Lexohet për: 1 min.
10-P1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Euro 2024 mes Zvicrës dhe Italisë.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicra po avancon 1:0 ndaj Italisë, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Remo Freuler, i cili e kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 37’ të ndeshjes.

Interesante është fakti që Zvicra deri tani ishte shumë e rrezikshme, duke regjistruar plot 10 tentime për gol, krahas italianëve që e bën vetëm një.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024