Pjesa e parë: Sevilla në epërsi ndaj United, baras mes Sportingut e Juventusit
Lexohet për: 1 min.
12-P1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, Sevilla po avancon 1:0 ndaj Manchester United, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Youssef En Nesyri, i cili kaloi Sevillan në epërsi në minutën e 8’ të ndeshjes.

Ndërkaq, në stadiumin “Jose Alvalade” ku po luhet ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Juventusit, të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.

Golin për vendasit e shënoi Marcus Ewdards në minutën e 20’, kurse te Juventusi golashënues ishte Adrien Rabiot në minutën e 9’.

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.

AS Roma 0:0 Feyenoord

Royale Union SG 0:2 Bayer Leverkusen

Sevilla 1:0 Manchester United

Sporting Lisbona 1:1 Juventus

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025