Pjesa e parë: Llapi në epërsi kundër Gjilanit, pa gola mes Dritës e Prishtinës
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Superligës së Kosovës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita po barazon 0:0 me Prishtinën, raporton KosovaPress.

Me barazim pa gola mbyllet edhe pjesa e parë në “18 Qershori”, ku po luhet ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.

Ndërkaq, në “Zahir Pajaziti” Llapi po avancon 1:0 në derbin kundër Gjilanit.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 45+1’.

Rezultatet e pjesës së parë:

Dukagjini 0:0 Fushë Kosova

Drita 0:0 Prishtina

Llapi 1:0 Gjilani

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024