Pjesa e parë: Llapi në epërsi kundër Dritës, njëjtë edhe Gjilani kundër Fushë Kosovës
Lexohet për: 1 min.
2-P1
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Llapi po avancon si mysafir kundër Dritës me shifrat 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 4’, pas asistimit nga Diar Vokrri.

Ndërkaq, rezultat i njëjtë po qëndron edhe në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku po luhet ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Gjilani është në epërsi prej 1:0 kundër Fushë Kosovës, përmes golit të shënuar nga Senad Jarovic në minutën e 40’.

Pjesa e parë:

Fushë Kosova 0:1 Gjilani

Drita 0:1 KF Llapi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025