Pjesa e parë: Baras mes Stuttgartit e Bayernit, Dortmundi në epërsi bindëse
Lexohet për: 1 min.
18-Pjesa e pare Bundesliga
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Bundesligan gjermane, ku kemi rezultate interesante.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “MHPArena”, Stuttgarti po barazon 1:1 me Bayern Munichun, raporton KosovaPress.

Golin për vendasit e shënoi Leonidas Stergiou (minuta e 29’), ndërsa te Bayerni golashënues ishte Harry Kane në minutën e 37’.

Ndërkaq, pjesën e parë e mbyll në epërsi skuadra e Borussia Dortmundit, e cila po avancon 4:1 si vendase kundër Augsburgut.

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë:

Borussia Dortmund 4:1 Augsburg

Stuttgart 1:1 Bayern Munich

Werder Bremen 1:1 Borussia Monchengladbach

Wolfsburg 2:0 Darmstadt

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025