Gjumi cilësor është një nga gjërat më të rëndësishme për shëndetin tonë dhe një gjumë i mirë gjatë natës është po aq i rëndësishëm sa të ushqehemi shëndetshëm.
Fatkeqësisht, shumë njerëz luftojnë me mungesën e gjumit, por edhe me pagjumësinë.
Ajo që pini para gjumit mund të ketë një ndikim nëse do të jeni në gjendje të bini në gjumë dhe rekomandohen disa pije për t'ju ndihmuar të bini në gjumë sapo të ulni kokën në jastëk.
Uji
Rekomandohet që të konsumoni më shumë gjatë ditës, në mënyrë që të mos zgjoheni duke shkuar në tualet në mbrëmje.
Çaj bimor
Kamomili, çaji valerian dhe nenexhiku janë të përshtatshëm për gjumë të qetë, relaksim dhe lehtësim stresi.
Qumështi
Lëng qershie
Lëngu i qershisë pa sheqer, ndihmon njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. Një studim i kryer me gra 50-vjeçare tregoi se ato që pinin lëng qershie dy herë në ditë arrinin të flinin 84 minuta më shumë se ata që nuk pinin. Qershitë janë të pasura me përbërës që lidhen me gjumë të shëndetshëm.