Philadelphia 76ers prezanton Lebron James dhe numrin e tij
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Philadelphia 76ers prezanton Lebron James dhe numrin e tij
New Project - 2026-07-27T195937.578
27/07/2026 - 20:02
Linku u kopjua

LeBron James do të veshë numrin 23 me Philadelphia 76ers, tha ekipi të hënën teksa njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Sixers postuan në rrjetet sociale foton e fanellës blu të James në dollap së bashku me një kurorë si shenjë për nofkën "King James".

Marrëveshja e LeBron me Sixers raportohet për 2 vjet, 8 milionë dollarë.

Sixers njoftuan të hënën se ai do të veshë numrin 23. Numri 23 ishte i lirë, pasi lojtari që e veshi sezonin e kaluar, gardiani Tyrese Martin, nënshkroi kontratë njëvjeçare me FC Barcelona Bàsquet.

James, 41 vjeç, vjen pas 8 sezoneve me Lakers dhe ka mesatare karriere prej 26.8 pikë, 7.5 kërcime dhe 7.4 asistime për ndeshje gjatë 23 sezoneve.

Ai është i vetmi lojtar në histori me të paktën 10,000 pikë, 10,000 kërcime dhe 10,000 asiste.

Tifozët u dyndën për të blerë fanella pas njoftimit të 24 korrikut se Mbreti do të vinte në Philadelphia me kontratë dyvjeçare prej 8 milionë dollarësh.

Nëse e fiton titullin, James do të bëhet lojtari i parë që fiton kampionate me 4 skuadra të ndryshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026