Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka pezulluar përkohësisht funksionimin e shërbimit online “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”, me qëllim të përmirësimit të disa aspekteve teknike të kësaj platforme.
KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që deri më tani kishin parashtruar kërkesat për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre, se kërkesat e tyre janë pranuar dhe janë shqyrtuar.
Deri në një njoftim të ri lidhur me shërbimin online për ndërrimin e qendrës së votimit, KQZ do të vazhdojë të ofrojë këtë mundësi për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Kosovë, duke parashtruar kërkesën e tyre fizikisht në zyrat e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve (ZLKZ).
Adresat e ZLKZ për secilën komunë mund të gjenden në linkun: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/