Petrol Company: Derivate do të ketë mjaftueshëm dhe me çmime të normalizuara
Lexohet për: 1 min.
petrol
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas një avarie në tregjet ndërkombëtare, për arsye të luftës në Ukrainë, gjë e cila destabilizoi shumë çmimet e karburanteve edhe në Kosovë, lajmet e mira po vijnë.

Pasi që BE nuk iu bashkëngjit SHBA-së për vënien e sanksioneve të naftës ndaj Rusisë, SHBA është dashur të rrisin prodhimin vetanak për atë sasi dhe nga dje Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar të rrisin prodhimin, gjë që pritet edhe nga OPEC.

Dje dhe sot kemi rënie të çmimeve dhe stabilizim të furnizimeve, prandaj Petrol Company sh.p.k ju bën thirrje që të jeni të qetë rreth çështjes së derivateve sepse do të ketë mjaftueshëm dhe me çmime të normalizuara.

Meqenëse ka ndryshime në arenën ndërkombëtare, nuk pritet që çmimi të rritet në 3.50 euro.

https://www.facebook.com/petrolcompanyshpk/posts/4845103542209388

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025