Petkoviq në Bruksel: Raundi i ri i bisedimeve më 13 maj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryenegociatori Petar Petkoviq ka folur për media pas raundit të gjashtë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Ai ka thënë se bisedimet ishin të vështira dhe të tensionuara dhe se nuk është optimist për zgjidhjen e situatës, pasi “nuk ka vullnet politik nga ana e Prishtina të zgjidhë problemet”. Petkoviq ka theksuar se serbët po “pësojnë” më së shumti nga vendimi për ndalimin e dinarit. “Për hir të këtyre njerëzve tanë, ne po luftojmë për të ruajtur dinjitetin e jetës së tyre, për të siguruar vazhdimësinë e financimit dhe sigurimin e të gjitha të ardhurave të Serbisë për popullin tonë në Kosovë dhe këtë do ta bëjmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Petkoviq.

Petkoviq theksoi se pala serbe do të vazhdojë të insistojë në themelimin e asociacionit. I pyetur nga gazetarët për propozimet e Miroslav Lajçak, Petkoviq u përgjigj se pala serbe do të del me komentet e saj për disa ide të reja të paraqitura nga Lajçak deri në raundin e ardhshëm të dialogut më 13 maj. Ai tha se shpreson që më 13 maj të ketë përparim, por kjo “nuk varet nga Beogradi, i cili ka treguar konstruktivitet dhe se është e qartë për të gjithë se problemi është në Prishtinë”.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
155
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024