Peticioni “Për një Kosovë pa vetëvrasje”, edhe rreth 5 mijë nënshkrime për t’u dërguar në Kuvendin e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
peticioni-shesh-140624
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mostrajtimi i duhur nga institucionet shtetërore fenomenin vetëvrasjeve, ka detyruar organizatën “Linja e Jetës”(organizatë për parandalimin e vetëvrasjeve), të krijojë një peticion “Për një Kosovë pa Vetëvrasje”, i cili kërkon nga institucionet publike që të trajtojnë çështjen e vetëvrasjes me urgjencë dhe profesionalizëm. Kërkesat e peticionit për parandalimin e vetëvrasjes janë që të hartohet një ligj i cili rregullon shërbimet për parandalimet e vetëvrasjes. Ligji duhet të përfshijë mbështetjen psiko-sociale, gjithashtu programe sociale që munden me i ndihmua individëve.

Deri më tani kjo organizatë ka arritur mbi 5 mijë nënshkrime, e për t’u dërguar në Kuvendin e Kosovës duhet të arrijë deri në 10 mijë.

Drejtori i organizatës “Linja e Jetës” dhe organizatori i peticionit “Për një Kosovë pa Vetëvrasje”, Bind Skeja kërkon bashkëpunim me mediat, policinë dhe shkollat për parandalimin e vetëvrasjeve në vend.

Skeja, ka shtuar se kur të arrihen 10 mijë nënshkrime atëherë peticioni do ta dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, Skeja ka theksuar se kot ofrohen fushata vetëdijësuese kur nuk ka se ku të drejtohet personi me mendime të tilla.

Për momentin në Kosovë i vetmi shërbim shfrytëzues në Kosovë për parandalim të vetëvrasjes është “Linja e Jetës”.

Për të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të nënshkruajnë peticionin, peticioni vazhdon çdo ditë në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024