Pesë rregullat e Milanit për trajnerin e tyre të ri
Lexohet për: 2 min.
6-Milan
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Milani është ende në kërkim të një trajneri të ri dhe ka identifikuar pesë rregulla që duhet të përmbushen që një kandidat të jetë i suksesshëm.

“Kuqezinjtë” kanë vendosur të shkarkojnë Stefano Piolin në verë pas një tjetër sezoni zhgënjyes dhe kanë filluar të shikojnë një numër kandidatësh për të marrë drejtimin, duke përfshirë Paulo Fonsecan, Mark van Bommel, Roberto De Zerbi dhe Thiago Mottan, raporton KosovaPress.

Milani me sa duket kishte vendosur të vazhdonte përpara me ish-trajnerin e Sevillas, Julen Lopetegui dhe madje dyshohej se kishte hartuar një kontratë, por tifozët shpejt e bënë të ditur kundërshtimin e tyre ndaj idesë me një peticion 'Nopetegui' dhe klubi përfundimisht vendosi të fokusohej diku tjetër.

“Tuttosport” detajon se si Milani ka vendosur pesë rregulla që trajneri i tyre i ardhshëm duhet të përmbushë në mënyrë që të konsiderohet për këtë rol.

Ato janë si më poshtë: një sistem i përcaktuar loje, aftësi të forta motivimi, aftësi drejtuese në dhomën e zhveshjes, plane për të reduktuar dëmtimet dhe përmirësimin e ekuilibrit midis garave të kupës dhe ligës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024