Pesë ndeshje tejet interesante nesër në Superligën e Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Superliga e Kosovës i rikthehet nesër aksionit me pesë ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 32 të këtij sezoni.

Të gjitha ndeshjet e nesërme do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht me fillim nga ora 15:00, raporton KosovaPress.

Drita do të synojë fitore kundër Fushë Kosovës si vendase, kurse Ballkani e pret në shtëpi skuadrën e Dukagjinit.

Llapi e vazhdon garën për titull duke u përballur me Feronikelin ’74, ndërsa ndeshje interesante priten të jenë edhe ajo mes Lirisë e Prishtinës dhe Malishevës e Gjilanit.

Programi i nesërm i Superligës:

15:00 Drita – Fushë Kosova

15:00 Ballkani – Dukagjini

15:00 Llapi – Feronikeli ’74

15:00 Liria – Prishtina

15:00 Malisheva – Gjilani

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024