Pesë gjërat më të mira ndaj djegies nga dielli
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse zgjidhja më e mirë është shmangia e diellit gjatë ditëve të nxehta të verës, ka mënyra për të lehtësuar djegiet nga dielli nëse ndodh.

Për lehtësim të menjëhershëm nga djegia nga dielli, është mirë të përdorni ujë të ftohtë për të lehtësuar simptomat fillestare të djegies.

“Një njomje ose dush i freskët ndihmon në qetësimin e acarimit dhe inflamacionit dhe ndihmon me djegien e lëkurës”, tha dermatologia Janiene Luke për Livestrong.

Pas dushit, lëreni lëkurën të thahet në ajër ose thajeni butësisht me një peshqir, pa e fërkuar.

Aloe vera është një bimë mjekësore që përdoret në mjekësinë tradicionale për mijëra vjet.

“Ka veti antiinflamatore dhe mund të qetësojë lëkurën”, thotë Luke, duke shtuar se është mirë ta mbani në frigorifer dhe ta përdorni çdo disa orë.

Duhet ta aplikoni në lëkurë me majat e gishtave. Në vend që ta fërkoni në lëkurë, lini një shtresë të trashë sipër djegies për të parandaluar acarimin dhe dehidratimin.

Bollgur koloidal është bluar imët kokrra tërshërë. “Është antiinflamator, hidratues dhe ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës”, thotë Luke.

Ai gjithashtu mund të zvogëlojë kruajtjen në lëkurën e thatë dhe të irrituar, që është një efekt anësor i zakonshëm i djegies nga dielli.

Falë vetive antiinflamatore, çaji jeshil dhe i zi jo vetëm që ndihmojnë në reduktimin e simptomave të dëmtimit nga dielli, por gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga djegia nga dielli, thotë Luke.

Çaji përmban nivele të larta të antioksiduesve polifenol, të cilët reduktojnë efektet e dëmshme të ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet.

“Vendosni qeset e çajit në një filxhan me ujë në temperaturën e dhomës për rreth 30 minuta, derisa uji të ndryshojë ngjyrë”, thotë doktor Luke. "Më pas shtypni butësisht qeskat e çajit mbi lëkurën e djegur." Lërini qeset në lëkurën tuaj për pesë deri në dhjetë minuta. Nëse është e nevojshme, përsërisni.

“Vaji i vitaminës E mund të hidratojë lëkurën”, thotë Luke. Pasi lëkura juaj të fillojë të zhvishet, shtrydhni disa pika vitaminë E në losionin tuaj të zakonshëm dhe aplikojeni në lëkurën e thatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024