Pesë euro në pasaportë për policinë kufitare, përfundon në pranga
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pesë euro në pasaportë për policinë kufitare, përfundon në pranga
vermica
05/07/2026 - 11:47
Linku u kopjua

Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë para policëve kufitarë gjatë kontrollit të dokumenteve.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00, kur i dyshuari, gjatë prezantimit të dokumenteve në autobus, kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve.

I pyetur nga zyrtarët policorë për arsyen e vendosjes së parave, ai ka deklaruar se kartëmonedhën e kishte lënë “për t’u pirë kafe” policëve që po kryenin kontrollin e dokumenteve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026