Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar raportin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2023.
Bursistët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), sipas rregullores për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike.
Nga sporti i xhudos janë Dardan Cena, medalist i bronztë evropian U-18 e Laurina Gashi, dy herë medaliste (e artë dhe argjendtë) në Kupën Evropiane për kadete.
Nga boksi janë medalistët e bronztë evropianë për junior, Taulant Jakupi e Donat Syla. Atletikën e përfaqëson medalisti i artë ballkanik U-18, Enis Bytyqi.
Në 10-she janë përfshirë edhe dy taeekwondistët, medalistë ballkanik, Jon Gashi dhe Elion Agushi.
KOK në janar do të shpall sërish aplikimin për federatat sportive olimpike për bursistët shpresa olimpike 2023, të cilët do të mbështeten direkt nga KOK-u, e ku numri i bursistëve pritet të jetë mbi 25.
Dardan Cena (xhudo)
Laurina Gashi (xhudo)
Taulant Jakupi (boks)
Donat Syla (boks)
Elion Agushi (taekwondo)
Jon Gashi (taekwondo)
Lonisa Reka (mundje)