Në Fakultetin Filozofik është përuruar salla e prezantimit, projekt i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë dhe krijimit të kushteve më të mira për studentët dhe mësimdhënësit.
Në prezantimin e programit, dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli tha se për shkak të pandemisë janë vonuar për përurimin e kësaj salle.
Kreu i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Fatih Cansiz, tha se kanë kryer me sukses renovimin e kësaj salle duke bërë furnizimin me inventar.
"Projektet tona të realizuara për 23 vjet në Kosovë do ta zhvillojnë dhe përforcojnë edhe më tepër frymën e solidaritetit dhe miqësisë sonë. Këto projekte do të mbesin simbol i miqësisë së përhershme mes popujve të Kosovës dhe Turqisë. Kam besim të plotë që nxënësit tonë nga shkollat tona do të kontribuojnë edhe më tepër ne marrëdhëniet tona. Kryesia e Këshillit Turk përveç në përforcimin e paqes dhe në fushat sociale, do të vazhdojë të përkrahë studentët tanë në fushën e arsimor", ka thënë ai.
"Po, ka disa xhami por këto nuk kanë qenë në fokus të parë. Sot ky investim në këtë sallë është një simbol që po i kushtohet fushës së arsimit. Ky investim që është bërë është bërë për të ardhmen për ardhjen e gjeneratave më kualitative. Për këtë arsyeje në emër të Qeverisë së Kosovës, Republikës turke, institucioneve turke të tjera në Kosovë, dëshiroj t’u shpreh falënderimet e mia", u shpreh ai.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar u zotua se projekte të tilla do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën.
Kjo sallë është rinovuar dhe janë bërë ndërrimet e pajisjeve të ndriçimit dhe ngrohjes, dyshemesë, projektorit dhe është shtuar edhe një dhomë përkthimi.