Të rinjtë janë ata që do të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës, duke bërë ndryshime rrënjësore në shoqëri. Kështu u tha në organizmin e ngjarjes “Rinia Përpara – Festojmë Fuqizimin e të Rinjve”, në 5 vjetorin projektit “Up To Youth” të USAID-it në Kosovë.
Drejtorja e misionit të USAID-it, Ajlin Devit tha se e ardhmja e Kosovës është në duar të mira, duke iu referuar atyre se çfarë ka vërejtur në angazhimin e të rinjve përmes trajnimeve e iniciativave të organizuara nga ky projekt.
Drejtoresha ekzekutive në Global Communities tha se gjatë përvojës së saj me të rinjtë në Kosovë, këta të fundit kanë dëshmuar se kanë perspektivë dhe se prioritet i tyre mbeten ndryshimet në komunitet.
Ajo potencoi se sot janë aty për të celebruar faktet e jashtëzakonshme të të rinjve të motivuar, derisa shtoi se duhet vazhduar investimi tek të rinjtë.
Ajo tha se janë mbajtur mbi një mijë trajnime me të rinjtë për shkathtësi të buta, të cilat përfshijnë lidershipin, vendimmarrjen, tolerancën e të tjera.
Ajo tha se këto trajnime u mbajtën me qëllim që të rinjtë të pajisen me aftësi të nevojshme për të bërë ndryshime pozitive në komunitet. Kastrati potencoi se janë organizuar mbi 100 fushata për të avokuar mbi çështje të ndryshme.