Elza Ujkani, vajza e cila u lëndua rëndë si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës para rreth dy javësh, është në gjendje stabile shëndetësore.
Lajmin për këtë e dha deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili tha se nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm, duke thënë se është e vetëdijshme, komunikative dhe e lëvizshme.
Lajme të mira për Elza Ujkani. Lajme të mira nga Neurokirurgjia
Ngjarja tragjike e shembjes së kulmit të Komunës së Prishtinë mbi të renë Elzen, e ka prek çdo qytetarë të Kosovës.
Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm.
Ajo është e vetëdijshme, komunikative , e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe ne vertebrën cervikale C7.
Mos ta harrojmë punën madhe që kanë bërë anesteziologet në Kujdes intenziv për ta mbajtur në aparate reanimuese pas operimit , pastaj për ta zgjuar dhe rehabilituar pas zgjimit nga koma.
Tani Elza ka nevojë për qetësi dhe rehabilitim disa ditor deri në transferim në shtëpi.