Përmes marshit, kërkohet shkarkimi i profesorit Bekim Bejta
Lexohet për: 3 min.
340484396_3033605326934950_1572448852141857917_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me pankartat "Stilat e Bekimit, me ngacmu, me ofendu, me kërcnu, mos me t'lon me jetu", "Po du m'u shkolli, e jo m'u dhunu, marre po m'vjen për çka jom t'u protestu, "Në Universitet s'ka vend për "të trentë", "Përjashtojeni Bekim Bejten" sot është kërkuar shkarkimi i profesorit, Bekim Bejta.

Përmes një marshi simbolik, Organizata Unioni Demokratik Studentor dhe Këshilli Studentor të Fakultetit të Filologjisë kanë kërkuar përjashtim të profesorit Bejta, pasi sipas tyre, nuk mjafton suspendimi.

Përfaqësuesi i studentëve, Edon Nishori ka thënë se është e turpshme që një profesor i tillë tash e 11 vjet ka ushtruar dhunë psikike dhe nga instancat përgjegjëse nuk është ndërmarrë një dënim konkret ndaj tij.

Ai është shprehur se edhe pas pezullimit të profesorit në fjalë nuk do të ndalen duke reaguar deri në shkarkimin e tij.

"Ne do ta vazhdojmë revoltën tonë me metodat tona që do të njoftoheni ditëve në vijim në drejtim të dekanatit dhe instancave tjera, sepse mendojmë se do të jepen në Këshill të Etikës edhe disa rekomandime apo përgjigje nga instancat përgjegjëse që e kanë indinjuar këtë që sa kohë. Ne do ta bëjmë detyrën tonë më së miri, sepse për ne është e papranueshme që ky profesor pas pezullimit të kthehet në fakultet dhe mos të përjashtohet kur ka kaq shumë fakte dhe kaq shumë dukuri negative, madje përgjigjjet e fundit janë edhe më kërcënuese sesa ato që ishin", ka thënë Nishori.

Madje, sipas përfaqësuesit të studentëve, ka pasur edhe kërcënime nga me të ndryshmet nga profesori, siç ka thënë ai, edhe ngacmime seksuale, porse me kohë do t'i dëshmojnë me fakte.

Edhe studenti Festim Tasholli nga kjo organizatë është shprehur i zhgënjyer nga mosveprimi me kohë ndaj profesorit Bekim Bejta nga Këshilli i Etikës, pasi sipas tij, është hera e pestë që i njëjti dërgohet te Këshilli i Etikës.

Pas fjalimeve, studentët kanë hyrë në rektorat për të biseduar me rektorin Qerim Qerimi në lidhje me shkarkimin e profesorit Bekim Bejta.

Dy javë më parë në media është publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta, duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese. Më 6 prill 2023 aktivistët e organizatës studentore Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV) kanë protestuar para Rektoratit të UP-së me kërkesën që të merren masa ndaj profesorit universitar Bekim Bejta, i cili ligjëron në Fakultetin e Filologjisë. Ndërkaq, sot, është bërë e ditur se profesori Universitar, Bekim Bejta është suspenduar nga puna në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"./E.Krasniqi

No description available.
https://kosovapress.com/admin/suspendohet-profesori-bekim-bejta/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025