Përmbytje në Gjermaninë jugore
Lexohet për: 1 min.
GJermania
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zjarrfikës vdiq të dielën teksa merrte pjesë në operacionet e shpëtimit pasi përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e dendur, shkaktuan kërdi në të gjithë Gjermaninë jugore.

Autoritetet lokale thanë se 42-vjeçari u mbyt pasi gomone e tij u përmbys pranë Pfaffenhofen në rajonin e Bavarisë.

Kancelari Olaf Scholz shprehu ngushëllimet e tij për familjen e zjarrfikësit të vdekur.

"Jam i pikëlluar nga vdekja e një zjarrfikësi në Pfaffenhofen. Mendimet e mia janë me familjen dhe kolegët e tij," shkroi Scholz në X.

Rreth 85 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara pas plasjes së dy digave për shkak të shiut të dendur në Pfaffenhofen an der Ilm. Pasi përpjekjet për të riparuar digat dështuan, qindra njerëz u evakuuan në vend të sigurt.

Departamenti i Meteorologjisë tha se reshjet e forta që nga e premtja panë reshjet mesatare mujore gjatë një dite të vetme.

Kryeministri bavarez Markus Soder tha se rreth 40 mijë personel shpëtimi po punonin në zonat e goditura nga përmbytjet në jug të vendit nën shi të dendur të vazhdueshëm. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025