Përmbyllet suksesshëm edicioni i dymbëdhjetë i “Global UBT Fest 2023”
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Festivali tradicional më i madh i dijes dhe shkencës në Kosovë dhe Evropë “Global UBT Fest 2023” suksesshëm ka përmbyllur edicionin e dymbëdhjetë me të gjitha aktivitetet e parapara për këtë vit.

30 shkolla verore gjatë 31 ditëve të korrikut, mblodhën studentë, profesorë, ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nga Kosova, rajoni dhe bota, për të organizuar debate e ligjërata tematike rreth temave specifike, të cilat u trajtuan me qëllim që studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të avancojnë dhe të përfitojnë njohuri të reja rreth profesionit të tyre.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi theksoi se “Global UBT Fest 2023” ka shërbyer si një platformë e fuqishme për të nxitur ndarjen e dijes dhe për të frymëzuar rininë në ndjekjen e pasionit të tyre për dije dhe shkencë. Rektori Hajrizi vuri në dukje se angazhimi i pjesëmarrësve dhe profesionalizmi i tyre në prezantimet e tyre ka kontribuar në një eksperiencë të pasur edukative për të gjithë.

“Festivali u shënua me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë prezantime të akademikëve të shquar, punëtori kreative, sesione dhe takime për të shkëmbyer idetë dhe njohuritë e tyre. Shkolla verore ofroi një gamë të gjerë temash dhe disiplina shkencore, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zgjedhin ato që i interesonin më shumë”, tha rektori Hajrizi.

Ky festival mblodhi pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe bota për të trajtuar tema specifike që kanë të bëjnë me fushat e tyre të studimit, si dhe ishte një mundësi unike për të zgjeruar dijen dhe për të eksploruar aspekte të ndryshme të profesionit të tyre.

Pjesëmarrja aktive dhe angazhimi i të gjithë pjesëmarrësve, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe ideve, bënë që ky festival të jetë një nga evenimentet më të suksesshme në fushën e dijes dhe shkencës në Kosovë dhe Evropë.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
679
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024