Përleshje me armë në Prizren, një i plagosur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje me armë në Prizren, një i plagosur
policia e kosoves-logo-ilustrim
03/05/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Dy persona janë përfshirë në përleshje fizike në fshatin Gjonaj të Prizrenit, që ka përfunduar me përdorim të armës së zjarrit.

Sipas Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 2 maj, rreth orës 20:25, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra gjatë konfliktit.

Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka plagosur me armë të zjarrit personin tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026