Përkujtohet “Artistja e Popullit”, Vaçe Zela
Lexohet për: 2 min.
vaqe
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më 6 shkurt 2014, ndërroi jetë një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët, Vaçe Zela. Ajo lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939. Vaçja do të spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme. Repertori i saj i ngjeshur gëzon popullaritet edhe për publikun e sotëm. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më pas në Radiotelevizion, që prej organizimit të parë të tyre. Është fituesja e çmimit të parë në Festivalin e Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”. Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.

Do të largohej përfundimisht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderueshëm në muzikën shqiptare me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, Vaçe Zelës iu akordua çmimi “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

DPA sjell dhe partiturën e këngës së titulluar “Natën Vonë”, me të cilën Vaçja garoi në Festivalin e 11-të të Këngës. Po ashtu, edhe dokumentin e propozimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dekorimin e Vaçes me Urdhrin “Nderi i Kombit”./ATSh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025