Rënia e heronjve Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës ishte mobilizim dhe frymëzim për të mbajtur epitetin e lartë të familjeve të dëshmorëve në luftën për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës në përballjen me ish-regjimin serb.
Kështu u tha sonte në një akademi përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të rënies së Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, organizuar nën përkujdesjen e Qeverisë.Kurti përndjekjen dhe dhunën sistematike të shtetit serb ndaj veprimtarëve shqiptarë për liri e pavarësi e ka quajtur një inkuizicion politik gjatë shekullit 20.
Një fjalë rasti në emër të familjeve Mala dhe Berisha ka mbajtur e bija e Rexhep Malës, Fitore Mala.
Ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Malaj 33-vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntëvjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha, i cili asokohe ishte student 23-vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.
Ndryshe, gjatë ditës kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dhe shtëpinë e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. /KosovaPress/