Përkujtohen 77 civilë të vrarë në Korishë, kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përkujtohen 77 civilë të vrarë në Korishë, kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në shënimin e Ditës së Martirëve në Korishë të Prizrenit.
Në masakrën e forcave të armatosura të Serbisë në këtë fshat, më 13 maj të vitit 1999, u vranë 77 civilë të pafajshëm, 14 prej të cilëve ishin fëmijë.
“Krimet si këto, ku u masakruan fëmijë e të moshuar, burra e gra, pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha Kurti.
Në Ditën e Martirëve të Korishës, kryeministri në detyrë Kurti kujtoi civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.