Perishiq me mesazh pas deklaratës së trajnerit të Spurs
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollisti i kombëtares kroate, Ivan Perishiq, ka postuar një deklaratë në Instagram pas pohimeve të trajnerit të Tottenham, Ange Postecoglou në lidhje me të ardhmen e tij te Spurs.

Nëse mesazhi i Perishiq është një reagim ndaj deklaratës së Postecoglou ose nëse mund ta shohim atë në kontekstin e rikuperimit të tij nga një dëmtim i rëndë i ligamentit, varet nga të gjithë për të gjykuar.

Në fakt, Postecoglou deklaroi se nuk beson që Perishiq të luajë më për Spurs.

Trajneri i Spurs: Nuk besoj se Perishiq do të luajë më për ne - KosovaPress

Pasditen e së premtes, futbollisti kroat ka publikuar një storie në Instagram:

"Për atë zë të palëkundur në kokën time që nuk më lë kurrë të dorëzohem."

Është e qartë, pra, se ndarja zyrtare e Perishiqit me Tottenhamin po afron. E nëse do të ketë “kohë” për t’u kthyer menjëherë te Hajduku i Splitit këtë pranverë, apo pas verës apo diku më vonë, do ta shohim.

Tifozët e Hajdukut dëshirojnë ta shohin sa më herët në stadiumin “Polud”, edhe në ndeshjet e fundit të sezonit aktual, në mes të luftës për titullin kampion kroat.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
670
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024