Përgjimet, Limaj: Kurti e ka futur Kusari-Lilën në ‘flakë’
Lexohet për: 2 min.
fwfwfw
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të merr përgjegjësinë pas publikimit të përgjimeve nga biseda e shefes së Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit Milan Radoiçiq.

Biseda mes Kusari-Lila dhe Radoiçiq, e cila zgjat rreth 20 sekonda, ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq nga Lista Serbe. Ajo besohet se është zhvilluar në qershor 2022. Kusari-Lila më herët kishte thënë se në këtë bisedë ka folur shqip, ndërsa në përgjime biseda zhvillohet në gjuhën serbe.

Limaj në Politico të Kanal 10 ka thënë se Kusari-Lila është kapur në gënjeshtra dhe ajo duhet të jep dorëheqje.

“Zonja (Kusari-Lila) duhet të shkojë në institucionet shtetërore dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur. Ajo nuk e ka thënë të vërtetën në publik. Kryeministri i Kosovës deri më tash nuk ka ndërmarrë masa ta shkarkojë Kusarin. Zonja Kusari ka vepruar në koordinim të plotë me kryeministrin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se përgjegjësinë duhet ta merr kryeministri Kurti, por ai nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij, është “qyqar”.

“Ky (Kurti) është qyqar. S’ka guxim të del e të thotë ‘unë i kam thënë’. E ka shti Mimozën në flakë dhe nuk del e të thotë se unë e kam bërë, çka kini”, ka thënë Limaj, duke shtuar se kurrë Kosova nuk ka qenë në duar më të pasigurta sesa sot.

Më 24 shtator 2023, Radoiçiq organizoi grupin terrorist për sulm në Banjskë duke vrarë policin Afrim Bunjakun. Radoiçiq kërkohet nga Interpoli, por ai vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024