Përfundon votimi në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tanimë ka përfunduar votimi për ta zgjedhur presidentin e ri të Turqisë. Ndëkohë, nëpunësit e votimit kanë filluar të numërojnë fletët e votimit.

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Më shumë se 64.1 milionë njerëz kishin të drejt vote, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Votuesit kanë vendosur midis Erdoganit, i cili kërkon rizgjedhjen, dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur fillimisht më 14 maj, ku Erdogan mori 49.52% të votave, ndërsa Kilicdaroglu doli i dyti me 44.88% dhe Sinan Ogan i Aleancës ATA mori 5.17%, derisa sot është zhvilluar edhe votimi në balotazh, ku ai që merr shumicën e plotë, më shumë se gjysmën e totalit të votave, do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024