Përfundon takimi në Qeveri, ambasadorët nuk deklarohen
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe të tjerë të akredituar në Kosovë, kanë dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ambasadorët e Zvicrës dhe Gjermanisë kanë dalë nga objekti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ata nuk kanë pranuar të deklarohen para mediave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i ka thënë KosovaPress-it se për këtë takim do të ketë komunikatë për media.

Kujtojmë që, dje, është konfirmuar rrëmbimi i tre zyrtarëve kufitarë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe. Për këtë, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur sot konferencë, me ç’rast kanë kërkuar reagim ndërkombëtar./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/pk-serbia-ka-kidnapuar-tre-police-ne-zonen-kufitare-ne-jarinje/
https://kosovapress.com/admin/kurti-hyrja-e-forcave-te-serbise-ne-territorin-e-kosoves-eshte-synim-per-destabilizim/
https://kosovapress.com/admin/pdk-pas-rrembimit-te-policeve-qellimi-i-serbise-per-te-shkaktuar-tensione/
https://kosovapress.com/admin/abdixhiku-pas-rrembimit-te-tre-policeve-ushtrimi-i-sovranitetit-te-vertete-kerkon-mencuri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024