Përfundon seanca, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për “skandalet në KEK”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga opozita për debatuar lidhur me “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Në mungesë kuorumi, nuk është hedhur në votim rezoluta shtatë-pikëshe e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

As në këtë seancë të jashtëzakonshme të ftuar nga partitë opozitare, nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në votim nuk po e qesim fare, meqë po e shoh që nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve. Kështu që vazhdojmë një ditë tjetër kurdo që të mbajmë seancë... Kur të krijohen mundësitë për votim në kuvend, të kemi kuorum atëherë e qesim në votim”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Rezoluta e propozuar në fillim të seancës së jashtëzakonshme përfshin kërkesën që organet kompetente të vazhdojnë hetimet e plota për “skandalet në KEK”, e po ashtu edhe keqmenaxhimin e tenderëve një-burimor dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024