Përfundon seanca ndaj të dyshuarve në rastin "Rezerva shtetërore", pritet të vendos gjykata
Lexohet për: 2 min.
12-Gjykata-themelore-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatë Themelore të Prishtinës ndaj tre të dyshuarve në rastin "Rezerva shtetërore" në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Për këtë, Prokuroria e shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Ndërsa, caktimin e masës së paraburgimit e ka kundërshtuar mbrojtja e tre të dyshuarve, ku kanë propozuar lirimin apo caktimin eventualisht të ndonjë mase tjetër.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar të premten bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet  Ridvan Muhamrremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.  

https://kosovapress.com/admin/ministrja-hajdari-nuk-shoh-asnje-arsye-per-doreheqje/

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

https://kosovapress.com/admin/pas-publikimit-te-incizimeve-aksion-i-policise-ne-mint/
https://kosovapress.com/admin/arrestohet-ridvan-muharremi-i-perfshire-ne-rastin-e-rezervave-shteterore/
https://kosovapress.com/admin/osmani-nuk-komenton-arrestimet-e-sotme-te-pritet-epilogu-i-ketij-rasti/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024