Përfundon seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e ftuar nga opozita, është ndërprerë pasi vetë partitë opozitare që e kanë ftuar këtë seancë kanë vendosur ta ndërpresin atë për të mbajtur një konferencë për medie para Radiotelevizionit të Kosovës. Vazhdimi i kësaj seance do të ndodh ditëve në vijim.

Ky aksion erdhi pasi RTK nuk e transmetoi seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është e patolerueshme qasja e RTK-së karshi opozitës.  

Seanca e jashtëzakonshme rend dite kishte  procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Edhe në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës.

Para se të fillonte seanca deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën kapela të zeza tek ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024