Përfundon seanca, dëshmitari i pestë do të përgjigjet nesër në pyetjet e ekipit mbrojtës
Lexohet për: 3 min.
seanca-hag-010523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar intervistimi i prokurorisë për dëshmitarin e pestë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Pas përfundimit të intervistimit edhe nga ana e mbrojtjes së viktimave, të nesërmen do të përgjigjet në pyetjet e ekipit mbrojtës. Dëshmitari që mban numrin 10, gjatë ditës ka folur për shtabin e logjistikës në Kukës. Pjetër Shala e ka ndjekur këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.

Dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i janë bërë disa pyetje në seancë private për të vazhduar pastaj të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

Prokurorja e ka pyetur dëshmitarin nëse e njeh, ish-ushtarin e UÇK-së, me emrin Bedri dhe cilat ishin detyrat e tij në shtabin e logjistikës në Kukës.

Tutje, dëshmitari ka treguar se si ka ikur nga ky shtab në drejtim të Kalimashit.

E derisa është përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, dëshmitari me numrin 10 pretendonte se Pjetër Shala ‘hynte e dilte pa pyetur askënd’.

Tutje, dëshmitari edhe në pyetjet e gjykatëses, Mappie Veldt-Foglia, tha se 'nuk ishte në dijeni nëse Pjetër Shala kishte leje për këtë'.

Gjatë kësaj seance, Pjetër Shala ka kërkuar që t’i lejohet kohë për konsultim me avokatët e tij. Seanca me dëgjimin e dëshmitarit nga ana e mbrojtjes do të vijojë ditën e nesërme.

Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR3HWMiRoAeIwo06A-7nn5rGzJNBC0Q8RHYOrfHwmUQK3Ps3Ri8AnUuXAHg&v=176d2VbMmtg&feature=youtu.be
https://kosovapress.com/admin/deshmitari-kunder-shales-personat-e-dyshuar-i-verifikonin-komandantet-e-uck-se/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025