Përfundon protesta e ish-punëtorëve të komunës paralele në veri, Policia jep detaje
Lexohet për: 2 min.
protesta
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 100 ish-punëtorë të komunës paralele në veri të Mitrovicës janë tubuar sot në mëngjes, në ora 07:30, para objektit komunal në veri të Mitrovicës, duke protestuar për pamundësinë e tyre për të hyrë në objekt dhe për të punuar.

Numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës vërehet para këtij objekti, ku edhe janë vendosur shiritat të cilat pamundësojnë qasjen në objekt.

“Ne sot kemi ardhur për t’u lajmëruar në punë dhe jo për të protestuar. Rreth 1700 punëtorë kanë mbetur pa paga ndërkohë që neve askush nuk kana ka informuar asgjë”, ka thënë për KosovaPress, njëri prej pjesëmarrësve në protestë.

Bëhet fjalë për objektin ditë më parë institucionet tona kanë vendosur stemën e Republikës së Kosovës, objekt ai që përdorej nga strukturat paralele.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje lidhur me protestën.

Ai edhe një herë ka dhënë detaje lidhur me hetimet që po zhvillohen në këtë ndërtesë dhe qëllimin se për çka do të shfrytëzohet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024