Përfundon pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës
Lexohet për: 2 min.
11-Pjesa e pare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Dukagjinit po avancon si mysafire ndaj Malishevës me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Vladyslav Khomutov në minutën e 44’ të ndeshjes.

Ndërkaq, në ndeshjen mes Ferizaj dhe Llapit deri tani janë shënuar dy gola, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.

Golin e epërsisë për Llapin e shënoi Gerhard Progni në minutën e 11’, kurse golin e barazimit për Ferizaj e gjeti Edon Sadriu në minutën e 45+2’.

Po ashtu, rezultat i njëjtë 1:1 po qëndron edhe në përballjen mes Drenicës dhe Trepçës ’89 në stadiumin “Bajram Aliu”.

Fillimisht, Drenica kaloi në epërsi në minutën e 7’ përmes golit të shënuar nga Da Silva, kurse Shkëlzen Lushtaku e barazoi rezultatin në 1:1 për Trepçën ’89 në minutën e 32’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Malisheva 0:1 Dukagjini

Drenica 1:1 Trepça ’89

Ferizaj 1:1 KF Llapi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024