Përfundon pjesa e parë në ndeshjet e Ligës së Evropës
Lexohet për: 1 min.
10-P
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Kuip”, Feyenoordi po avancon 1:0 kundër Romës, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Igor Paixao në minutën e 45+1’.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Galatasarayt, e cila shkon në pushim në avantazh 1:0 kundër Sparta Prague.

Golashënues te gjiganti turk ishte Kerem Demirbay në minutën e 19’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Feyenoord 1:0 Roma

Galatasaray 1:0 Sparta Prague

Shakhtar Donetsk 0:0 Marseille

Young Boys 1:2 Sporting CP  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024