Përfundon pjesa e parë mes “Dardanëve” të rinj dhe Gjermanisë
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Kosovës në grupmoshat U21, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025 U21.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në “Stadion an der Gellertstrase” të Chemnitz, “Dardanët” e rinj po barazojnë pa gola, 0:0 si mysafirë të Gjermanisë U21, raporton KosovaPress.

Kosova U21 ende nuk ka arritur ta rrezikojë portën e gjermanëve, ndërsa këta të fundit regjistruan tri goditje drejt portës, të cilat nuk ishin serioze për ta rrezikuar portierin Mustafë Abdullahu.

Pjesa e parë: Gjermania U21 0:0 Kosova U21

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024