Përfundon pjesa e parë, ky është rezultati
Sport
Lexohet për: 1 min.
Përfundon pjesa e parë, ky është rezultati
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Çekisë kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen e pestë të grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e brazilianit Sylvinho u treguan agresivë dhe më këmbëngulës në kërkim të golit në minutat e fundit të kësaj pjese, pas dominimit nga çekët në pjesën më të madhe të ndeshjes duke goditur dy herë edhe transversalen e kuqezinjve.

Një aksion mirë i organizuar nga krahu i djathë ka mundur të përfundojë me gol, por goditja e Laçit u prit nga portieri kundërshtar, duke mos lejuar kombëtaren shqiptare të kalojë në epërsi.

Pas pjesës së parë portat heshtin në stadiumin “Air Albania” – 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025