Ka përfunduar konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik me temë "Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente". Në panele e sesione të ndara u diskutua për rëndësinë e gazetarisë konstruktive dhe rolin e saj në ruajtjen e besueshmërisë së audiencës.
Zëvendës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova ka prezantuar konkluzionet nga kjo konferencë gjithëditore, e cila u mbajt në Prishtinë.
Në përmbyllje të kësaj konference, Palotova theksoi se në panelin e dytë u diskutua për mediat digjitale karshi atyre tradicionale.
"Një konkluzion tjetër është që nuk duhet të ngutemi që të jemi të parët, por të mundohemi të jemi të besueshëm. Si media mund të jemi edhe biznese dhe dëgjuam këtë para një minute, patëm dy sesione, njëra kishte të bëjë me qasjen konstruktive te gazetarisë konstruktive dhe e dyta ishte që tregojë interferencën e huaj dhe që ekziston nevoja që të jemi pro-aktiv dhe ta mbrojmë mjedisin tonë informativ. Por gjithashtu edhe integritetin e informacionit. Folësit inspirativë treguan se nëse punojmë së bashku, ndryshimet janë të mundshme dhe jemi të zotuar për vlerat tona", përfundoi Palatova.