Përfundon greva, punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës nisin punën
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit i janë kthyer punës. Kjo pasi Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Greva e cila filloi të hënën përfundoi tek pasditen e së enjtes.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi tha në një intervistë për KosovaPress se nga përfaqësuesit komunalë iu janë pranuar të gjitha kërkesat e parashtruara. Porse, theksoi se deri të hënën nuk mund të jap detaje nga marrëveshja.

Azemi shtoi se prioritetet i tyre ka qenë rritja e pagave të punëtorëve teknikë dhe se paga prej 230 euro nuk është e mjaftueshme për ta.

Ndërkaq, ai tha se  Komuna e Prishtinës ka qenë shumë e afërt me punëtorët dhe se në momentin që Sindikata kanë arritur marrëveshje, punëtorët që nga dje pasdite kanë filluar punën, dhe se sot kanë janë në orar të rregullt.

Që nga data 5 shkurt punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit kanë qenë në grevë për shkak të pagave të ulëta./A.Zogaj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024