Përfundon ekspedita e xhudos në Paris, Kosova me dy medalje të tjera elitare
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Loriana ka përfunduar rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike pas humbjes në raundin e dytë nga Yelyzaveta Lytvynenko nga Ukraina. Në ndeshjen e parë ajo fitoi ndaj Metka Lobnik nga Sllovenia. Loriana është xhudistja e fundit që garoi nga ekipi olimpik i xhudos nga Kosova.

Ishte kjo një tjetër paraqitje jashtëzakonisht e suksesshme për ekipin e xhudos që garoi me pesë xhudistë, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, raporton KosovaPress.

Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë, kurse Loriana Kuka atë të bronztën. Në zonën e medaljeve nuk arritën të futeshin Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Gjithsesi, historia është bërë, Kosova tashmë nga tri pjesëmarrje në Lojëra Olimpike, ka siguruar pesë medalje elitare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024