Në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, te varri i tij kanë bërë homazhe edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Lëvizja”. Ata kanë vlerësuar lart veprën e Demaçit, duke potencuar se ai është nderi i kombit.
Kryetari i Shoqërisë Lëvizja, Xhevat Bislimi ka thënë Adem Demaçi ka qenë prijësi dhe ati i të gjitha përpjekjeve që kanë bërë shqiptarët.
Ndërsa, i ashtuquajturi biograf i Adem Demaçit, Selatin Novosella ka thënë se deri sot ka botuar rreth 16 libra të Adem Demaçit. Ai ka shtuar se Demaçi ka qenë më shumë se të gjitha institucionet në Kosovë.
Edhe ish i burgosur politik me Adem Demaçin, Ibish Neziri ka vlerësuar se Adem Demaçi është figurë heroike e kombit.
Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është shndërruar në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut”, i cili është ndaluar nga regjimi ish-komunist. Ai e ka parë dritën vetëm pas viteve të 90-ta.
Adem Demaçi ka vdekur më 26 korrikut të vitit 2018./E.Drenica