Për nder të Pavarësisë, Llapi shpërblen me kontrata profesionale tre talentë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në “Facebook” u shpreh i lumtur me punën e talentëve në skuadrën e tij, e që tre prej tyre u shpërblyen me kontrata profesionale.

Eris Avdullahu, Arbnor Xheladini dhe Blendon Llalloshi janë tre talentët e Llapit që nënshkruan sot kontrata profesionale me Llapin, raporton KosovaPress.

Me këtë rast, trajneri Batatina tha se nuk i frikësohet talentëve por që gëzohet se kur i vëren, ndërsa për treshen në fjalë, kontratat profesionale ishin dhuratë për Pavarësinë e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që talentët si Eris Avdullahu, Arbnor Xheladini dhe Blendon Llalloshi po vazhdojnë besimin tek unë dhe klubin e Llapit për të punuar dhe për t'i bërë gati për klubet evropiane”, shkroi Batatina në “Facebook”.

“Na priftë e mbara së bashku, kam besim tek ju se një ditë do ta bëni krenar Llapin dhe gjithë Kosovën. Forca djem, rruga e talentëve tashmë është bërë e qartë në Llapin e Fadil Vokrrit dhe Zahir Pajazitit. Urime djelmosha, kontratat i keni dhuratë për Pavarësinë e Kosovës”, shtoi më tej Batatina.

Postimin e tij të plotë në “Facebook” e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024