Për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë u ndriçua ndërtesa e Qeverisë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e kryeministrit, vendosja e lules anemonë, në kuadër të fushatës “Bëhu zëri im”, bëhet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025