Për 24 orë aplikojnë mbi 60 mijë prindër për subvencionimin e teksteve shkollore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sipas të dhënave zyrtare brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër për subvencionim të teksteve shkollore.

“Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën E-Kosova. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Nagavci.

Ajo tha se në shërbim është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të ketë rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

“Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, përfundoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024